PRISHTINË, 25 korrik/ATSH/ 25 raste të reja me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) nuk ka asnjë të vdekur si pasojë e infektimit nga koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 1.149 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 357.920 doza të vaksinës.
Deri më sot 108.700 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Sot është shëruar 1 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.591.
Në total numri i rasteve aktive është 161. /KosovaPress/













