Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 22 raste të reja me COVID-19

TIRANË, 24 korrik/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur sot se në 24 orët e fundit janë janë kryer 4,078 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 22 qytetarë.
Sipas MSHMS, kanë rezultuar pozitivë 4 raste në Elbasan, 3 raste në Tiranë, Kurbin, Kukës, 2 raste në Lezhë, Gjirokastër, Dimal, 1 rast në Kavajë, Vlorë, Fushë- Arrëz.
“Aktualisht janë 280 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 9 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,139 që nga fillimi i epidemisë”, informon Ministria.
Statistika (25 Korrik 2021)
Raste të reja ditore        22
Të shëruar në 24 orë    14
Të shtruar në spitale      9
Humbje jete në 24 orë  0
Testime ditore                4078
Testime totale            879,340
Raste pozitive            132,875
Raste të shëruara      130,139
Raste Aktive                      280
Humbje jete                  2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë              98
Elbasan            30
Kukës                29
Vlorë                26
Lezhë              26
Durrës              18
Shkodër          17
Fier                  14
Berat              13
Korçë                6
Gjirokastër        3
/j.p/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.