TIRANË, 23 korrik /ATSH/ Në bashkinë e Malësisë së Madhe do të ngrihet një qendër e re sociale që i vjen në ndihmë moshës së tretë me shërbime të ndryshme.
Kryebashkiaku i Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj zhvilloi sot një takim pune me përfaqësues të disa shoqatave të huaja donatore, të cilët në bashkëpunim me pushtetin lokal do të kontribuojnë në realizimin e këtij projekti social, për ngritjen e qendrës ndërkomunitare në një nga zonat më veriore të vendit.
Marinaj tha se, qëllimi i këtij takimi ishte hapja e një qendre sociale për moshat e treta me frekuentim ditor duke iu ofruar atyre aktivitete dhe shërbime të ndryshme.
Gjithashtu sipas kryebashkiakut, kjo qendër do të jetë e hapur edhe për të rinjtë duke iu ofruar atyre programe formuese, edukuese dhe argëtuese.
/r.e/























