Ballina Flash

Zbulohen rrënojat e një anijeje luftarake të epokës ptolemike

ALEKSANDRI, 21 korrik /ATSH-MENA/ – Një mision arkeologjik franko-egjiptian zbuloi rrënojat e një anijeje luftarake të epokës ptolemike në gjirin Abu Kir të Aleksandrisë.

Anija me gjatësi 25 metra besohet të jetë fundosur për shkak të shembjes së Tempullit të Amunit dhe rënies së blloqeve të mëdha mbi të gjatë shekullit II para Krishtit.

Misioni, i lidhur me Institutin Evropian të Arkeologjisë Nënujore (IEASM), zbuloi gjithashtu mbetje të një zone varrezash greke që datojnë që nga fillimi i shekullit IV para Krishtit./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBonot e thesarit me afat 12-mujor u shitën me interes 1.15 %
Artikulli tjetërRritet numri i aksidenteve, shkak sjellja e drejtuesve të mjeteve