Bonot e thesarit me afat 12-mujor u shitën me interes 1.15 %

TIRANË, 21 korrik /ATSH/ Interesat e bonove të thesarit me maturim 12-mujor shënuan rritje në muajin korrik të këtij viti.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, bonot e thesarit me afat 12-mujor, u shitën në ankandin e kësaj jave me interes (yield) 1.51 %, nga 1.45 % që ishte ky tregues në ankandin e mëparshëm.

Në këtë ankand u shitën 8.2 miliardë lekë, ndërsa kërkesat në ankand arritën vlerën totale  9.7 miliardë lekë.

Edhe në ankandin e bonove të thesarit me afat 3-mujor, javën e kaluar interesi mesatar shënoi një rritje me 0.99 %, nga 0.96 % në ankandin e mëparshëm.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.