Leku forcon pozitat ndaj valutave

TIRANË, 21 korrik /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas të mërkurën, euroja dhe dollari pësuan një rënie të mëtejshme në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit nga Banka e Shqipërisë, 1 euro u këmbye me 122.39 lekë, duke shënuar nivelin më të ulët të regjistruar që nga fundi i muajit shkurt të vitit të kaluar, para se Shqipëria të prekej nga efektet e pandemisë.

Ndërsa monedha e gjelbër amerikane zbriti me 0.05 lekë dhe këmbehet me 103.94 lekë.

Leku forcoi pozitat sot edhe ndaj paundit britanik dhe frangës zvicerane, që u këmbyen përkatësisht me 141.70 lekë dhe 112.77 lekë, ose përkatësisht me 1.15 lekë dhe 0.12 lekë më pak se një ditë më parë.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 103.94 -0.05
Euro EUR 122.39 -0.10
Paundi britanik GBP 141.70 -1.15
Franga zvicerane CHF 112.77 -0.12
Jeni japonez (100) JPY 94.43 -0.31
Dollari australian AUD 76.04 -0.54
Dollari kanadez CAD 82.02 +0.53
Korona suedeze SEK 11.96 +0.02
Korona norvegjeze NOK 11.60 -0.06
Korona daneze DKK 16.46 -0.01
SDR SDR 147.68 -0.26
Ari (OZ 1) XAU 187552.45 +13.73
Argjend (OZ 1) XAG 2612.01 -27.18
Juani kinez (onshore) CNY 16.06 +0.03
Juani kinez (offshore) CNH 16.06 +0.04
Lira turke TRY 12.10 -0.03

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.