Ballina Flash

A mund të arratisesh nga burgu me… kripë e piper?

NJU DELHI, 21 korrik /ATSH-DPA/ – Shtatë të burgosur, të cilët vuanin dënimin në një burg indian, arritën të arratiseshin pasi neutralizuan rojat e sigurisë kripë dhe piper.

”Rojat u sollën darkën dhe u sulmuan në fytyrë me kripë dhe piper”, deklaroi një inspektor policie për gazetën ”India today”.

”Të burgosurit kishin fshehur erëzat në qelinë e tyre të përbashkët para se të arratiseshin”, sipas kanalit televiziv NDTV.

Aktualisht, ka një bllokim midis orës 15:00 deri në 05:00, në rajonin e prekur në shtetin e Arunachal Pradesh, gjë që e bën të vështirë arratisjen për më larg.

Autoritetet janë të bindura në kapjen e tyre./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRritja ekonomike këtë vit parashikohet 5.5%
Artikulli tjetërKINË – Të paktën 25 viktima dhe 300 000 të evakuar nga moti i keq