Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 20/7/2021

BOTA – Myslimanët festojnë Kurban Bajramin.

BELGJIKË – Dita Kombëtare e Zisë pas përmbytjeve vdekjeprurëse.

MADRID (Spanjë) – Marrin fund kufizimet për ardhjet nga Brazili dhe Afrika e Jugut.

BRUKSEL – Komisioni Europian boton raportin e tij vjetor për respektimin e shtetit të së drejtës në 27 vendet e BE-së.

BRDO (Slloveni) – Takimi i ministrave europianë të Mjedisit, për diskutimin e paketës së BE-së për klimën dhe përgatitjen për COP26.

MELNIK (Republika Çeke) – Takimi i ministrave të Jashtëm të Austrisë, Republikës Çeke, Hungarisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë.

BRUKSEL – Prezantimi nga Komisioni Europian i legjislacionit kundër pastrimit të parave.

VAN HORN (SHBA) – Fluturimi i parë i drejtuar nga Blue Origin, me Jeff Bezos në bordin e raketës New Shepard.

UASHINGTON (SHBA) – Zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë presin kreun e opozitës bjelloruse, Svetlana Tikhanovskaya.

NJU-JORK (SHBA) – Vizita e kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez.

BOGOTA (Kolumbi) – Protesta të reja kundër qeverisë.

LIMA (Peru) – Gjykata elektorale shpall fituesin e zgjedhjeve presidenciale.

TOKIO (Japoni) – Sesioni i 138-të i IOC./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e martë 20 korrik 2021
Artikulli tjetërPolitika uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin