Ballina Flash

Twitter mbyll Fleets

ROMË, 16 korrik /ATSH-ANSA/ – Duke filluar nga 3 gushti, “Fleets”, historitë e përkohshme që zgjasin 24 orë, nuk do të jenë më të dukshme në Twitter.

Eksperimenti i pasuksesshëm do t’i lërë vendin Spaces, bisedave audio të lindura si rezultat i suksesit të madh të shkarkimeve të Clubhouse, rrjeti social i bashkëbisedimeve me përdoruesit e tjerë vetëm përmes zërit.

“Fleets” ishte përpjekja e Twitter për t’iu afruar audiencave të Instagram, me një format të ngjashëm me “Stories”, i shpikur nga Snapchat, për të lejuar postimin e përmbajtjes që zhduket pas një dite.

Përveç konfirmimit të lamtumirës për Fleets, me sa duket Twitter po punon edhe në një përditësim të cicërimave tradicionale,  të cilave priten t’u shtohen opsionet e redaktimit, formatimit të tekstit dhe imazheve në formatin GIF në fotot e ngarkuara nga përdoruesit./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Europa llogarit kostot e përmbytjeve nga moti i keq
Artikulli tjetërHapet Bajpasi i Vlorës, aksi i ri panoramik për të lehtësuar qarkullimin gjatë pikut të sezonit