Ballina Aktualitet

Ambasada e SHBA-së mbështet reformat në burgje

TIRANË 16 korrik /ATSH-I.Vata/ Ambasada amerikane mbështet reformën që synon krijimin e një sistemi më të mbrojtur, më të sigurt dhe më transparent në burgje.

Drejtorit të Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit, Ben Rockwell gjatë  tryezës së organizuar nga Ministria e Drejtësisë për sistemit penitenciar, deklaroi se reforma gjyqësore plotësohet me sistemin modern të burgjeve.

“Asnjë reformë gjyqësore nuk mund të jetë e plotë nëse nuk përfshin një sistem modern të burgjeve i cili i mban qytetarët të sigurtë, vepron në mënyrë njerëzore ndërsa parandalon sjelljen kriminale pas hekurave, parandalon korrupsionin në radhët e veta dhe e çrrënjos atë kur ndodh, si dhe përgatit të burgosurit për t’u kthyer si anëtarë të dobishëm në shoqëri pas përfundimit të dënimeve të tyre”, tha drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit, Ben Rockwell gjatë një diskutimi mbi përparimin e bërë deri tani dhe punën e mbetur në reformën e burgjeve.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vazhdon të mbështesë reformat në burgje për të ndihmuar në krijimin e një sistemi më të mbrojtur, më të sigurt dhe më transparent, i cili forcon sigurinë dhe drejtësinë shqiptare dhe e bën Shqipërinë një partnere ndërkombëtare edhe më të fortë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Shtëpia e Bardhë: Komunizmi në Kubë dështoi, njerëzit meritojnë lirinë
Artikulli tjetërAZHBR mbështet fermerët për të rritur kapacitetet prodhuese në serra