Ballina Flash

Parashikimi i motit, 15 korrik 2021

TIRANË, 15 korrik /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira të pakta kalimtare. Në mesditë përgjatë relieveve malore reshje të izoluara shiu.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, hera-herës fiton shpejtësi deri në 12 m/sek, shoqëruar me një valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 21/34 diell
Kukës 22/34 diell re
Lezhë 20/35 diell
Dibër 20/32 diell re
Durrës 23/34 diell
Tiranë 24/35 diell
Elbasan 23/34 diell re
Berat 17/35 diell
Vlorë 23/35 diell
Korçë 19/32 diell re
Gjirokastër 19/36 diell
Sarandë 20/34 diell
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Spanja rikthen kufizimet antiCOVID-19
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 15/7/2021