Ballina Flash

Parashikimi i motit, 13 korrik 2021

TIRANË, 13 korrik/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e martë, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe te nxehta.

Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta në mesditë ne zonat malore lindore.

Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim-Juglindje me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, e cila hera-herës, kryesisht përgjatë vijës bregdetare, fiton shpejtësi deri në 10 m/sek, shoqëruar me një valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 22/36 diell
Kukës 21/34 diell re
Lezhë 23/34 diell
Dibër 16/32 diell re
Durrës 23/34 diell
Tiranë 24/35 diell
Elbasan 22/36 diell re
Berat 18/37 diell
Vlorë 23/35 diell
Korçë 18/31 diell re
Gjirokastër 20/36 diell
Sarandë 22/34 diell

              

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Yellen: BE masa fiskale shtesë për një rimëkëmbje kombëtare dhe globale
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 13/7/2021