PRISHTINË, 7 korrik/ATSH/ Në Kosovë vijon trendi i rasteve të ulëta ditore të infektimeve me COVID-19 ndërsa po ashtu vijon edhe vaksinimi.
Një ditë më parë autoritetet shëndetësore raportuan për 10 raste të reja pozitive me COVID-19 në 24 orë ndërsa nuk pati humbje jete.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 219.885 doza të vaksinës. Deri më sot 52.975 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.397 ndërsa në total numri i rasteve aktive është 152. /KosovaPress/














