Ballina Flash

Clark nesër viziton Kosovën

PRISHTINË, 7 korrik /ATSH/ Me ftesë të ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj, nesër në Kosovë do të arrijë për një vizitë gjenerali amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve, Wesley Clark.

Gjeneral Clark do të pritet në Ministrinë e Mbrojtjes në nivelin më të lartë ceremonial ushtarak dhe atë të protokollit shtetëror.

Pas takimit, ministri Mehaj dhe gjeneral Clark do të mbajnë konferencë për medie.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakArmela Krasniqi zgjidhet me 83 vota kryetare e Autoritetit të Mediave Audiovize
Artikulli tjetërGjendet në Botsvana diamanti i tretë më i madh në botë