Ballina Flash

EURO 2020 – Italia në finale pas penalltive (4-2) kundër Spanjës

LONDËR, 6 korrik /ATSH/ – Italia kaloi sonte në finalen e Euro 2020, pas penalltive (4-2) kundër Spanjës, sipas pamjeve televizive.

Pjesa e parë e ndeshjes së luajtur në stadiumin ”Wembley” u mbyll me rezultatin 0-0.

Në pjesën e dytë të ndeshjes së gjykuar nga gjermani, Brych, ishin italianët ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Chiesa (60′), ndërkohë që spanjollët barazuan me Morata (80′).

Shtesa prej 30 minutash nuk solli asgjë të re për të dy ekipet, që më pas iu drejtuan penalltive, ku italianët u treguan më të saktë (4-2).

Ndeshja tjetër gjysmëfinale do të luhet nesër mes Anglisë dhe Danimarkës, po në këtë stadium.

Finalja e Euro 2020 do të luhet më 11 korrik sërish në ”Wembley”./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Jansa: Procesi i zgjerimit me Shqipërinë dhe MV i mundur
Artikulli tjetërVeliaj: Tirana do ketë Teatrin Kombëtar më të bukur që ka Ballkani në 100 vitet e fundit