Ballina Flash

COVID-19 – Katalonja rimbyll jetën e natës për shkak të shpërthimit të rasteve

MADRID, 6 korrik /ATSH-ANSA/ – Spanja ka marrë masat e para drastike për të frenuar valën shpërthyese të rasteve të reja COVID-19 në Katalonjë: nga kjo fundjavë, diskotekat dhe klubet e natës do të duhet të mbyllin sërish dyert e tyre, njoftuan autoritetet rajonale.

“Situata epidemiologjike në Katalonjë është jashtëzakonisht e ndërlikuar”, tha zëdhënësja e qeverisë rajonale, Patrícia Plaja.

“Infeksionet po rriten me një shpejtësi eksponenciale shumë më të lartë nga sa ne mund të përballojmë”, shtoi ajo, duke deklaruar se vetëm dje u regjistruan 6 000 raste pozitive.

Në ngjarjet me më shumë se 500 pjesëmarrës do të jetë e detyrueshme të paraqitet një rezultat negativ testi të shpejtë ose molekular, ose një certifikate që tregon se kursi i plotë i vaksinimit ka përfunduar.

Plaja, gjithashtu, kërkoi të mbahet një maskë, brenda dhe jashtë, në të gjitha situatat kur personat nuk janë bashkëjetues./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 2907 testime, 4 të shëruar dhe 7 raste të reja në 24 orët e fundit
Artikulli tjetërPolicia vijon kontrollet intensive/ 2212 masa administrative, pezullohen 48 leje drejtimi dhe arrestohen 5 shoferë