Ballina Flash

Princi Charles zbulon këngët e parapëlqyera

LONDËR, 5 korrik /ATSH-DPA/ – Princi i Uellsit, Charles ka zbuluar këngët që i japin një dëshirë të parezistueshme për të kërcyer, ndërsa diskutonte për muzikën e tij të parapëlqyer në një emision radioje.

Duke folur në emisionin “Muzikë dhe Kujtime me Lartësinë e Tij Mbretërore, Princin e Uellsit”, trashëgimtari i fronit diskutoi një përzgjedhje të këngëve të tij të parapëlqyera gjatë jetës së tij, përfshirë “Givin’ Up, Givin’ In”, që grupi “The Three Degrees” performoi në 30-vjetorin e tij të lindjes dhe një këngë të cilën ai kujton “shumë kohë më parë, më jepte një dëshirë të parezistueshme për t’u ngritur dhe për të kërcyer”.

Charles, gjithashtu, zgjodhi “Don’t Rain On My Parade” nga Barbra Streisand.

Lista e tij prej 13 këngësh përfshin edhe “La Vie En Rose” nga Edith Piaf, “Upside Down” nga Diana Ross, “The Voice” nga Eimear Quinn, “The Click Song” nga Miriam Makeba, “You’re A Lady” nga Peter Skellern, “La Mer” nga Charles Trenet, “Bennachie” nga Old Blind Dogs, “Lulu’s Back In Town” nga Dick Powell dhe “They Can’t Take That Away From Me” nga Fred Astaire & Ginger Rogers./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKompleksi i serrave në Lushnjë me teknologji moderne, prodhon gjithë vitin dhe eksporton në Itali
Artikulli tjetërMbërrijnë edhe 16,380 vaksina Pfizer/ 1,120,070 deri tani në Shqipëri