Ballina Flash

Ende grabisin ushtarët pako me… ushqime?

RIGA, 3 korrik /ATSH-DPA/ – Prokurori shtetëror lituanez denoncoi shtatë ushtarë për vjedhje të pronës ushtarake, thuhet në një deklaratë.

Ushtarët dhe dy civilët dyshohet se kanë vjedhur më shumë se 14 000 pako ushqimesh nga një zonë stërvitjeje amerikane në Lituani.

”Çështja penale iu dorëzua një gjykate në Vilnius”, theksoi zyra e prokurorit të përgjithshëm.

Të dyshuarit dyshohet se kanë hequr racionet ushqimore që ishin ruajtur në një hangar në bazë duke përdorur automjete të urgjencës dhe më pas i shitën.

Dëmi material ishte afërsisht 121 000 euro (143 000 dollarë), sipas njoftimit. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMemli Krasniqi zgjidhet kryetar i ri i PDK-së
Artikulli tjetërGarantimi i sigurisë së produkteve për konsumatorët/ ISHMT intensifikon kontrollet në treg