GJENEVË, 1 korrik /ATSH-AFP/ – Rekordi i nxehtësisë në kontinentin e Antarktidës u thye më 6 shkurt 2020 me një temperaturë prej 18,3 gradë Celsius, konfirmoi sot Organizata Botërore Meteorologjike.
“Regjistrimi i miratuar tani u regjistrua në stacionin shkencor argjentinas të Esperanza-s dhe tejkalon atë të regjistruar në të njëjtin vend në Gadishullin Antarktik më 24 mars 2015, kur termometri tregoi 17,5 gradë”, tha OBM.
Gadishulli është pjesë e kontinentit të Antarktidës, që gjithashtu përfshin ishujt përreth.
OBM nuk e ka miratuar një lexim edhe më të lartë të temperaturës të bërë më 9 shkurt të vitit të kaluar, në një stacion automatik brazilian jo shumë larg ishullit Seymour, me 20,75 gradë Celsius.
Për rajonin e Antarktidës, temperatura më e lartë e regjistruar është në 19,8 gradë Celcius më 30 janar 1982, në ishullin Signy./ /ervo/























