Ballina Ekonomi

Nga sot zero tarifa shtesë në roaming, përfshirë internetin

TIRANË, 1 korrik/ATSH/ Nga sot (1 korrik) në 6 vende të Ballkanit Perëndimor ku përfshihet edhe Shqipëria roaming është zero.

“Fol si n’shpi”, nisma e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal parashikon heqjen e tarifave roaming me pakicë, kur pajtimtarët e rrjeteve celulare të Shqipërisë të vizitojnë vendet e BP-së.

Marrëveshja për reduktimin e çmimeve të shërbimeve roaming në rrjetet publike të komunikimeve të lëvizshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor është nënshkruar nga ministritë përgjegjëse për komunikimet elektronike të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, dhe Serbia në Beograd, më 4 prill 2019.

Nisma për roaming zero është histori suksesi dhe nuk do të shkaktojë humbje për kompanitë celulare.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLirim i hapësirave bregdetare/ Kontrolle nga Semani në Divjakë, procedohen penalisht 13 administratorë subjektesh
Artikulli tjetërNis sot faza e dytë e Fiskalizimit/ Përfshin transaksionet pa para në dorë ndërmjet bizneseve