Ballina Aktualitet

Murrizi: Po rrisni borxhin publik

TIRANË, 1 korrik /ATSH – I. Vata/ Deputeti opozitar Myslim Murrizi deklaroi sot në Kuvend se qeveria po rrit borxhin publik.

Në fjalën e tij në Kuvend gjatë diskutimeve “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për buxhetin e vitit 2021”, Murrizi tha se “në ligjin organik të buxhetit pas 30 vitesh hiqet neni që detyron qeverinë të mbajë dhe të luftojë për të ulur në 45% të PBB-së, borxhin publik. Pra është një akt normativ që i zgjidh duart qeverisë negativisht për të marr borxhe sa t’i teket, pa limit E dyta, është shtimi i shpenzimeve për të rimëkëmbur ekonominë. Shpenzime të cilat nuk justifikohen edhe nga deklarimi i ministres së Financave në sinkron apo në përpjestim të drejtë me rritjen e të ardhurave. Kemi rritje të ardhurash thotë ministrja, por do të ngremë shpenzimet”.

“Dhe shpenzimet parashikohen 7.7 % të PBB, që do të thotë 1 miliard dhe 78 milionë euro do të shpenzohen më tepër pa ditur se kush është burimi i të ardhurave që do të realizojnë Akti i parë dhe i dytë propozojnë 96 milionë euro të detajuar që është borxh që merret në emër të qytetarëve. 1 miliard merren për vaksinat, 1 miliard ministrja nuk e citoi, nuk e di se pse janë për blerjen e dronëve inteligjentë nga Ministria e Mbrojtjes, e përkthyer në euro janë 8.1 milionë euro për vaksinat, 8.1 milionë euro për të blerë dronët, 8.1 milionë euro i shkojnë AKSH-it. Bashkia e Tiranës 40 milionë euro, shtesë fondi për përkrahjen sociale 7.3 milionë euro, 1.6 milionë euro për përfaqësimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Infrastruktura rrugore e Tiranës i shtohet 39 milionë euro unazës së Tiranës. Fond shtesë prej 3 miliardë lekësh për FSHZH edhe ky një institucion pus më vete”, tha ai.

Ai tha se “po rrisni borxhin publik, në dy seanca 400 mln euro hua. Borxhi publik mund të shkojë sa të dojë nëse qeveria është e papërgjegjshme. PBB është 14 miliardë euro, 80 % borxhi publik është 11.2 miliardë euro, e pjesëtuar për 4 milionë shqiptarë, 2800 euro i ka borxh çdo shqiptar”.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZvicra mbështetje të re për forcimin e bashkëpunimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor
Artikulli tjetërBERLIN – Maas: ”Nord Stream 2” nuk duhet të pengojë marrëdhëniet gjermano-polake