Ballina Bota

GJERMANI – CDU&CSU përsëri në krye të sondazheve zgjedhore

BERLIN, 1 korrik  /ATSH-DPA/ – Konservatorët gjermanë arritën përsëri në 30% të konsensusit të përgjithshëm, një prag zgjedhor i munguar që prej marsit, sipas një sondazhi nga kompania e sondazheve ”Forsa”.

Këto shifra kanë regjistruar një rritje të mëtejshme të distancës midis bashkimit CDU&CSU e Armin Laschet dhe të gjelbërve të Annalena Baerbock, të cilët janë në kuotën e 20%.

Sipas sondazhit, social-demokratët janë në kuotën e 14%, liberalët 12%, ultra-djathtët e AfD 9% dhe Die Linke 7%.

Në preferencat e drejtpërdrejta për kandidatët për kancelarë, Laschet arrin 25%, Baerbock 21% dhe Scholz 14%./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Rriten rastet në Izrael, rrezikohet mbyllja e aeroportit ”Ben Gurion”
Artikulli tjetërOperacioni “Trashëgimia”/ Goditet grupi kriminal i mashtrimit kompjuterik, arrestohet 30-vjeçarja