Ballina Flash

Vazhdon përballja me flakët në malin e Tomorit, ndërhyrja nga ajri izolon zjarrin

TIRANË, 30 qershor /ATSH – I. Vata/ Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Berat bën të ditur se vazhdon beteja me flakët që prej ditësh kanë rënë në malin e Tomorit.

“Vazhdojnë përpjekjet e panumërta për të izoluar zjarrin në malin e Tomorit. Ndërhyrja nga ajri ka dhënë frytet e saj duke bërë të mundur që të ndërhyjmë me forca tokësore për të izoluar zjarrin në pjesën veriore të vatrës, kjo do të reduktonte ndjeshëm përhapjen e tij në zonë. Era e fortë dhe terreni tepër i thyer malor nuk na favorizon aspak, por ne nuk do të ndalemi”, thuhet në njoftimin e Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Berat.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKQZ shtyn seancën për mandatin e kryebashkiakut të Mallakastrës
Artikulli tjetërKushi me oficerët e sigurisë në shkolla: Bashkërendim me të gjithë aktorët për të parandaluar fenomenet negative sociale