Ballina Bota

MEDIA – Vit i artë për NYT, ”Washington Post” dhe WSJ

NJU JORK, 30 qershor /ATSH-DPA/ – 2020-a ishte një vit i artë për gazetat ”New York Times”, ”Washington Post” dhe ”Wall Street Journal”, ndërsa pjesa tjetër e gazetave amerikane, në thelb gazetat lokale ose rajonale, kanë humbur lexuesit pavarësisht nga një përshpejtim i pajtimeve dixhitale, sipas një studimi nga instituti i pavarur ”Pew Research Center”.

Përballë rënies së të ardhurave nga reklamat dhe botimet në letër, tri gazetat me një audiencë kombëtare e ndërkombëtare kanë bërë mirë falë abonimeve në internet: + 52% për NYT  + 50% për Washington Post dhe + 29% për WSJ.

Në fund të vitit 2020 këto tre gazetat përbënin rreth një të tretën e pajtimtarëve totalë në SHBA.

Të tre gjigantët e shtypit amerikan ishin në gjendje të përfitonin nga një vit i jashtëzakonshëm për sa i përket ngjarjeve aktuale midis pandemisë, lëvizjes kundër diskriminimit racor dhe zgjedhjeve presidenciale.

Efekti ishte më pak i suksesshëm për gazetat e tjera amerikane, të cilat regjistruan 6% rënie të numrit të abonentëve./   /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta dekoron arkeologët Hasan Ceka dhe Leon Rey/ “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” për personalitetin francez, Jean Gabriel Rey
Artikulli tjetërAgjencia e Sistemeve të Ndërlidhjes dhe Informacionit sot 90 vjet, Peleshi: Mbrojtja kibernetike kyçe përballë kërcënimeve nga fuqi rivale