Ballina Bota

BM – Ekonomia tkurret 1,6 % në T1 2021

LONDËR, 30 qershor /ATSH-DPA/ – Ekonomia në Britaninë e Madhe mori një goditje më të madhe sesa mendohej më parë midis janarit dhe marsit, ndërsa bllokimet prej koronavirusit bënë të vetën mbi familjet dhe të ardhurat e tyre.

Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) theksoi se Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB), u kontraktua me 1,6 % në tremujorin e parë, nga vlerësimi i mëparshëm 1,5%.

Kjo do të thotë që PBB ishte 8,8 % nën nivelet parapandemike në fillim të vitit, nga 8,7 %  e vlerësimit fillestar.

ONS tha që familjet ulën shpenzimet e tyre dhe në vend të tyre grumbulluan para në kursime, me normën e kursimit të familjeve që u rrit në 19,9%, nga 16,1%  në tre muajt e mëparshëm./ /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEdhe një zëvendëskryeministër mund të gjobitet!
Artikulli tjetërVenera aktivitet gjeologjik të ngjashëm me atë të Tokës