ROMË, 28 qershor /ATSH-ANSA/ – Instagram ka filluar testimet për të publikuar edhe nga kompjuterat personalë (PC).
Platforma ka përdorim më të përhapur në smartphone, megjithatë paraqitja e kësaj mundësie po pritej me padurim nga tërë ata përdorues të cilët punojnë me rrjetet sociale, të tilla si menaxherët e medieve sociale.
Testet u konfirmuan nga kompania në faqen e internetit të Engadget: “Ne e dimë që shumë persona hyjnë në Instagram përmes kompjuterit të tyre. Për të përmirësuar këtë përvojë, ne po testojmë aftësinë për të krijuar një postim Feed përmes shfletuesit desktop”.
Në maj, imazhet e para të mjeteve të krijimit të postimeve në Instagram u shfaqën në internet.
Dhe nga imazhet ishte e mundur të tërhiqeshin dhe hidheshin foto dhe video nga një kompjuter për ngarkim në rrjetin social, me aftësinë për të aplikuar filtra, për të prerë përmbajtjen dhe për të hartuar tekstin shoqërues për botim në burime./ /ervo/













