Ballina Flash

COVID-19 – Oxford dhe AstraZeneca fillojnë testimin e një vaksine kundër variantit Beta

LONDËR, 27 qershor /ATSH-AFP/ – Universiteti i Oxfordit njoftoi sot se kishte filluar injektimin tek vullnetarët të një vaksine të krijuar me AstraZeneca kundër variantit afrikanojugor të koronavirusit Beta, në kuadër të provave klinike të destinuara për të matur efikasitetin e saj.

Ai theksoi në një komunikatë se rreth 2 250 pjesmarrës do të rekrutoheshin në Britaninë e Madhe, në Afrikën e Jugut, në Brazil dhe në Poloni në kuadër të fazave II dhe III të këtyre provave klinike tek njerëzit.

Vaksina kandidate përdor të njëjtën teknologji të ashtuquajtur “vektori viral” (adénovirus) si ai i përdorur aktualisht kundër COVID-19 në botë.

“Testimi i dozave përforcuese të vaksinave ekzistuese dhe vaksinave kundër varianteve të reja është i rëndësishëm për të siguruar që të jemi sa më të përgatitur që të jetë e mundur për të qëndruar përpara pandemisë së koronavirusit, nëse përdorimi i tyre rezulton i nevojshëm”, komentoi profesor, Andrew Pollard, Drejtor i Grupit të Vaksinave të Oksfordit .

“Të dhënat e përkohshme nga këto prova klinike priten më vonë këtë vit dhe do t’u paraqiten rregullatorëve për vlerësim nën një proces të shpejtë”, thekson deklarata.

Në maj, qeveria britanike filloi provat klinike, të prezantuara si të parat në botë, mbi përgjigjen imune të gjeneruar nga një dozë e tretë e vaksinës COVID-19 në kuadër të një fushate tërheqjeje në Britaninë e Madhe ku ka një shpërthim të ndotjeve për shkak të varianti Delta (“indian”)./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë/ Një humbje jete dhe 14 raste të reja me COVID-19
Artikulli tjetërVW tërësisht elektrike në Europë