Ballina Ekonomi

Fundjava në portin e Durrësit/ Përpunohen mbi 22 mijë tonë mallra

TIRANË, 26 qershor/ATSH/ Në portin më të madh në vend vijon përpunimi i mbi 22 mijë tonë mallrave.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se po përpunohen 4 anije me 10 171 tonë mallra si xhama, çimento, makineri, etj.

Sipas APD, 2 anije janë në pritje për tu përpunuar me 9091 tonë mallra si grurë dhe melamin, ndërsa në radë janë 3 anije me 180 kontejnerë dhe 3387 tonë skrap.

Në portin e Durrësit gjatë 4-mujorit janar-prill të këtij viti janë përpunuar afro 1,4 milionë tonë mallra të ndryshme, duke regjistruar një rritje prej 16 % krahasuar me janar-prillin e vitit 2020. Ndërsa 239 anije tregtare dhe 287 tragete janë përpunuar në portin e Durrësit gjatë periudhës janar-prill të këtij viti.

Porti i Durrësit është më i madhi në vend. Anijet tregtare që transportojnë mallra nga/drejt Durrësit kanë lundruar deri tani nga dhe drejt 67 porteve në 24 vende të botës./k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVaksinimi antikovid në Elbasan vijon në teatrin “Skampa”/ Për një sezon turistik të suksesshëm
Artikulli tjetërRama publikon pamje spektakolare nga kantieri i bajpasit të Vlorës/ I kalueshëm në mesin e korrikut