Ballina Flash

Ermonela Jaho, fituese e çmimit të muzikës vokale për vitin 2021

TIRANË, 26 qershor /ATSH – B. Naska/ Një tjetër çmim i rëndësishëm vjen për sopranon e njohur shqiptare Ermonela Jaho, ndër emrat e dashur në skenën e muzikës operistike. Ajo është fituese e çmimit të muzikës vokale për vitin 2021.

Këtë çmim dhe vlerësim sopranoja do të mund ta tërheqë në një ceremoni të veçantë që do të organizohet enkas për të vlerësuar artistët dhe muzikantët të cilët merren me lëvrimin e këtyre zhanreve të muzikës.

Lajmin e mrekullueshëm e ka ndarë vetë këngëtarja operistike e cila i bën thirrje fansave dhe admiruesve që të mund të regjistrohen falas për ta ndjekur live këtë event të rëndësishëm ku ajo do të tërheqë edhe këtë çmim të rëndësishëm që shënon një tjetër sukses të madh për karrierën e saj. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZbulimi i monumentit të rrallë në Parkun Arkeologjik të Amantias/ Ndalesë për turistët që dashurojnë të udhëtojnë edhe në kohë e histori
Artikulli tjetërKosovë, 1 humbje jete dhe 11 raste të reja me COVID-19