Ballina Flash

Destinacion i turizmit malor/ Turistët polakë pushtojnë Malin e Tomorit

TIRANË, 25 qershor /ATSH – I. Vata/ Dhjetëra turistë polakë kanë zbarkuar në Parkun Kombëtar Mali i Tomorit.

Lajmi bëhet i ditur nga Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Berat e cila njofton se  rreth 35 turistë polakë vizituan Çezmën e Tarikos në fshatin Qafë Dardhë të shoqëruar nga Zamo Raffting Group.

Parku Kombëtar i Malit të Tomorit mbetet një nga destinacionet e preferuara turistike nga turistë vendas dhe të huaj në çdo stinë të vitit.

Këto ditë të ngrohta të qershorit mali i Tomorit po vizitohet nga të apasionuarit e natyrës, turistë vendas dhe të huaj, por sot zot janë turistët polakë.

Parkun Kombëtar Mali i Tomorit ka një diversitet të madh të faunës e florës, bimësi e dendur dhe lartësi të ndryshme që të ofrojnë peizazh nga më të rrallët e turizmit malor. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBletaria me potenciale zhvillimi/ Ekonomi: Do rritet mbështetja për bletërritësit
Artikulli tjetërVetoja bullgare për Shkupin/ Kryenegociatori Mazi: BE, asnjë kundërshtim për Tiranën