Prifti sulmon me… acid kolegët e tij

ATHINË, 24 qershor /ATSH-DPA/ – Një prift ortodoks grek hodhi acid kundër shtatë peshkopëve, pasi ndaj tij ishin vendosur masa disiplinore, deklaroi policia greke.

Sipas policisë greke, peshkopët kishin vendosur të merrnin masa disiplinore kundër tij me pretendimin për trafik droge.

”Ata kishin dëmtime në lëkurë dhe sy”, sipas një spitali të Athinës.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dënoi veprimet e priftit si “të mjerueshme”.

Një zëdhënës i Kishës Ortodokse Greke deklaroi ”se plagët e shtatë peshkopëve të plagosur nuk ishin kërcënuese për jetën”.

”Autori i krimit mendohet të ketë hedhur acid sulfurik ndaj peshkopëve pasi ata shpallë dënimin ndaj tij”, tha zëdhënësi.

”Prifti u arrestua dhe do të sillet para një gjykatësi”, njoftoi transmetuesi shtetëror ERT.

Mbetet e paqartë se saktësisht se çfarë përbënte dënimi disiplinor. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.