BRUKSEL, 23 qershor /ATSH-DPA/ – ”Gurë” prej breshri, disa prej tyre me madhësinë e topave të golfit, shkaktuan dëme në Zvicër prej dhjetëra miliona frangash.
Kompania e sigurimeve ”Schweizer Hagel”, e cila kujdeset për rreth 30 000 ferma, vlerësoi dëme të konsiderueshme prej 18 milionë frangash (19,6 milionë dollarë) në katër ditët e fundit.
Kompania e sigurimeve ”AXA” raportoi pak a shumë dëme prej 45 milionë frangash.
Sipas shërbimit meteorologjik të transmetuesit publik SRF, breshëri filloi nga një re gjgante e cila u shndërrua në një breshër ”apokaliptik”.
Në kantonet e Bernit dhe Zug, shërbimet e urgjencës kanë marrë raporte të shumta për përmbytje.
Meteorologët zviceranë kanë parashikuar shtrëngata të mëtejshme deri të premten. /os/























