Ballina Flash

EURO 2020 – Elefanti ”fallxhor”: Gjermani-Hungari del barazim

BERLIN, 22 qershor /ATSH-DPA/ – Elefanti ”fallxhor” i kopshtit zoologjik të Hamburgut ka bërë të ditur se Gjermania do të barazojë në ndeshjen e fundit të grupeve në Euro 2020 kundër Hungarisë.

Yashoda, 42 vjeç, zgjodhi të dy flamurët në kutinë ku ndodheshin, në kopshtin zoologjik Hagenbeck: atë gjerman dhe atë hungarez.

Yashoda arriti të gjente me saktësi se Gjermania do të humbiste ndeshjen e parë në Euro 2020 kundër kampiones së botës Francës si dhe do të mundte Portugalinë në ndeshjen e dytë.

“Ne jemi shumë krenarë për instiktet e tij dhe do të jemi të lumtur nëse ai parashikon saktë edhe ndeshjen e tretë”, thanë zyrtarë të kopshtit.

Një barazim do ta çonte Gjermaninë në fazën e eliminimit direkt dhe Hungarinë të eliminuar nga Euro 2020. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGërmime arkeologjike në Amantia/ Zbulohet struktura arkitektonike e varrit monumental
Artikulli tjetërObjektivat e zhvillimit të qëndrueshëm/ INSTAT do punojë për çdo indikator të OKB