Ballina Flash

Borrell informoi ministrat e BE-së mbi dialogun Kosovë-Serbi

PRISHTINË, 21 qershor /ATSH/ Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell deklaroi sot se ai informoi ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të BE-së mbi raundin e fundit të dialogut Kosovë-Serbi javën e kaluar dhe qëllimin për një takim të ri në korrik.

Duke përmbledhur rezultatin e sesionit të ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg, Borrell vuri në dukje se “bashkëpunimi midis SHBA dhe Bashkimit Europian është shumë i mirë, nuk ka më konkurrencë dhe përpjekje nga pala amerikane për të marrë përsipër dialogun.

Borrell shtoi se në ndërmjetësimin për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, tani ka “bashkëpunim të fortë” midis BE dhe SHBA dhe se “kjo do të ndihmojë”.

Sipas tij, dialogu Kosovë-Serbi në sesionin e ministrave të Bashkimit Europian ishte “vetëm një pikë në temat aktuale dhe vetëm disa minuta iu kushtuan asaj”.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbërrijnë edhe 11 700 vaksina Pfizer/ Mbi 1 milion deri tani në Shqipëri
Artikulli tjetër6.5 miliardë lekë në mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme