GLLASGOU, 18 qershor /ATSH/ – Kroacia dhe Republika Çeke morën nga një pikë pas barazimit 1-1 sot pasdite në stadiumin ‘’Hamden Park’’ të Gllasgout, sipas pamjeve televizive.
Pjesa e parë u mbyll 1-0 për çekët, pas penalltisë së realizuar nga Schik në minutën e 37-të.
Në pjesën e dytë, Kroacia barazoi me Perishiç (47’).
Ndeshja, e gjykuar nga spanjoli Grande, ishte e vlefshme për Grupin D.
Angli-Skoci është ndeshja tjetër e vlefshme për këtë grup, që do të zhvillohet sonte në mbrëmje./ /ec/












