TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj reagoi sot lidhur me emërimin e kreut të IKMT-së në Shkodër.
“Aleanca mes Edi Ramës dhe Tom Doshit është zyrtarizuar sot me një emërim kyç kriminal në Shkodër. Serdar Hoxha, kandidati për deputet i PSD-së së Tom Doshit u emërua kryeinspektor për Veriun në Inspektoratin e Ndërtimit, një funksion në varësi të qeverisë së drejtuar nga Edi Rama. Ushtari i Tom Doshit ka akoma në prokurori një dosje të paverifikuar për të shkuarën e tij kriminale, por kjo nuk e ka penguar qeverinë ta emërojë atë në një detyrë të rëndësishme”, tha Alibeaj.
Ai tha se “me emërimin e sotëm, konfirmohet Edi Rama konfirmon zyrtarisht koalicionin me personin që SHBA e shpallën ‘non grata’ për shkak të së kaluarës së tij kriminale, dhunimin e të drejtave të njeriut dhe përfshirjen në korrupsion”.
“Emërimi i njerëzve të Tom Doshit në qeverisjen e vendit është një nga treguesit se nën drejtimin e Edi Ramës, interesat e shqiptarëve mbeten të pambrojtura”, tha Alibeaj. /m.m/r.e/





















