Parashikimi i motit, e martë 15 qershor 2021

TIRANE, 15 qershor /ATSH/ Edhe për ditën e martë vendi do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, por gjatë orëve të mesditës deri ato të pasdites do të ketë edhe vranësira kalimtare. Vranësirat do të jenë më tepër të përqendruara në relievet malore por pa praninë e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut dhe relativisht intensive me shpejtësi mesatare 2-8m/s e hera-herës përgjatë vijës bregdetare deri në 15-20m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:   

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 11/27 Diell pak re
Kukës 9/26 Diell pak re
Lezhë 12/28 Diell pak re
Dibër 7/24 Diell pak re
Durrës 13/27 Diell pak re
Tiranë 14/27 Diell pak re
Elbasan 11/29 Diell pak re
Berat 11/29 Diell pak re
Vlorë 12/29 Diell pak re
Korçë 7/24 Diell pak re
Gjirokastër 11/29 Diell pak re
Sarandë 13/28 Diell pak re

 

/e.m/

                                                               

                  

           

                          

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.