Ballina Aktualitet

Nishani: Situata aktuale e PD-së, më e keqja që prej themelimit të saj

TIRANË, 15 qershor/ATSH/ Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani, e cilësoi situatën aktuale të Partisë Demokratike, si më të keqen që ka përjetuar PD-ja që prej themelimit të saj përpara 30 vitesh.

Në një intervistë televizive, Nishani tha se ekziston një potencial i lartë risku që Partia Demokratike të humbasë edhe në zgjedhjet e radhës.

“Sot PD ka një zbehje të madhe të raporteve të saj me qytetarët. PD sot është në një situatë më të keqe se kurrë më parë në të gjithë historinë e saj 30-vjeçare që nga krijimi. Kur ka qenë ndonjëherë rasti që PD të jetë tre mandate rresht në opozitë dhe me një potencial risku të lartë të humbasë edhe në zgjedhjet e radhës, cilatdo qofshin ato dhe kurdo që të bëhen”, tha Nishani. /m.m/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAntikuarë të rrallë nga Arkiva e Shtetit ekspozohen tek Kalaja e Tiranës
Artikulli tjetërHapen sot 29 qendrat shëndetësore verore/ Manastirliu: Test i shpejt për COVID-19 në çdo qendër