Hapen sot 29 qendrat shëndetësore verore/ Manastirliu: Test i shpejt për COVID-19 në çdo qendër

TIRANË, 15 qershor/ATSH/ Sot u hapën 29 qendrat shëndetësore verore, ku për herë të parë përfshihet edhe testimi i shpejtë për çdo rast të dyshuar me COVID-19, për një sezon turistik të sigurt.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thekson se do të jenë 170 mjekë dhe infermierë të mirëtrajnuar që do të ofrojnë shërbim për turistët gjatë sezonit veror.

Sipas saj, risia e këtij viti është së në këto qendra shëndetësore verore do të kryet dhe testi i shpejtë për COVID-19 për turistët që dyshohet të prekur nga ky virus.

Përveç 29 qendrave shëndetësore, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore do të ketë poste fikse të autoambulancave përgjatë zonave turistike, për t’iu ardhur sa më shpejt në ndihmë pushuesve.

Qendrat shëndetësore verore janë të hapura në zonat turistike të vendit si Shëngjin, Ksamil, Himarë, Drimadhes, Golem etj., për një sezon turistik më të sigurt.

/k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.