Konferencë shkencore për demonstratat e vitit 1981 në Kosovë

TIRANË, 14 qershor/ATSH/ Instituti i Historisë “Ali Hadri”, Prishtinë, në bashkëpunim me Institutin e Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, Tiranë, organizuan konferencën shkencore jubilare “Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë”.
Në këtë konferencë referoi edhe kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademik Skënder Gjinushi.
Më tej, akad. prof. dr. Marenglen Verli nga Instituti i Historisë në ASA paraqiti kumtesën me titull: “Refleksione për qëndrimin e shqiptarëve prej revoltës së dimrit të viteve 1944-1945 dhe demonstratave të viteve 1968-1981-1989 deri në luftën e Kosovës 1998-1999”.
Akad. prof. dr. Beqir Meta dhe dr. Hasan Bello paraqitën kumtesën me titull: “Shtypi amerikan mbi ngjarjet në Kosovë në vitin 1981”.
Prof. dr. Hamit Kaba paraqiti kumtesën me titull: “Konteksti ndërkombëtar i demonstratave të vitit 1981 në Kosovë”.
Ndërsa, dr. Artan Hoxha paraqiti kumtesën me titull: “Pasqyrimi i revoltave kosovare të vitit 1981 në shtypin komunist”.
Në datën 11 qershor pjesëmarrësit në konferencë kryen vizita në Kompleksin Memorial të Jasharajve në Prekaz dhe në kullat e Tahir Mehës dhe Ahmet Delisë ku janë zhvilluar luftime dhe është bërë qëndresë e jashtëzakonshme, përkatësisht në vitet 1998, 1981 dhe 1913.

/m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.