Ballina Flash

Maska vështirëson të kuptuarit e ndjenjave te fëmijët

ROMË, 13 qershor /ATSH-ANSA/ – Fëmijët midis 3 dhe 5 vjeç e kanë të vështirë të kuptojnë ndjenjat që fshihen pas maskave: ata mund të arrijnë ta realizojnë këtë në vetëm 40% të rasteve, sipas një hulumtimi të parë të bërë mbi këtë temë, i kryer nga Instituti italian i Teknologjisë.

Muaj më parë, OBSH dhe UNICEF ​​kishin këshilluar kundër përdorimit të maskave në kontekstet ku përfshiheshin fëmijë nën 5 vjeç, pasi aftësitë e rëndësishme emocionale zhvillohen në atë grupmoshë.

Për të hetuar më thellë temën, studiuesit përgatitën një pyetësor që përmban imazhe të personave me dhe pa maska.

Testi u përfundua nga 119 subjekte, përfshirë 31 fëmijë midis moshave 3 dhe 5 vjeç, 49 fëmijë midis moshave 6 dhe 8 vjeç dhe 39 të rritur midis moshave 18 dhe 30 vjeç.

Subjektet, në mënyrë të pavarur ose me ndihmën e prindërve të tyre në rastin e më të vegjëlve, duhej të përpiqeshin të njihnin shprehjet e fytyrave, me dhe pa një maskë kirurgjikale.

Rezultatet treguan se fëmijët midis 3 dhe 5 vjeç janë në gjendje të njohin shprehjet e fytyrës të mbuluara me maska ​​vetëm 40% të kohës, ndërsa përqindjet rriten me rritjen e moshës: 55-65% midis 6 dhe 8 vjeç, 70-80% midis të rriturve./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Prodhimet e traditës elbasanase pjesë e panairit në Festën e Malit – Gjinar
Artikulli tjetërLONDËR – Debutim fitimtar i Anglisë kundër Kroacisë në Wembley