LONDËR – Debutim fitimtar i Anglisë kundër Kroacisë në Wembley

LONDËR, 13 qershor /ATSH-AFP/ – Anglia fitoi sot ndeshjen e saj të parë në futboll në EURO 2020 kundër Kroacisë (1-0) nënkampione e botës, në stadiumin Wembley në Londër, në grupin D.

Sulmuesi i Manchester City, Raheem Sterling shënoi golin e vetëm në minutën e 57-të, pas një hapjeje nga Kalvin Phillips.

Kjo është hera e parë që Anglia fiton ndeshjen e saj të parë në një Kampionat Europian.

Ndeshja tjetër e Skocisë në Grupin D është kundër Republikës Çeke të hënën (13:00) në Glasgow./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.