Ballina Flash

Elizabeth II pret Biden për çaj!

LONDËR, 11 qershor /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA Joe Biden do të pritet në kështjellën Windsor nga mbretëresha Elizabeth II për çaj dhe me roje nderi, si pjesë e vizitës së tij në Britaninë e Madhe.

Mbretëresha do të presë të dielën udhëheqësin amerikan dhe zonjën e parë, Jill Biden në rezidencën e saj mbretërore në Berkshire.

Pallati Buckingham lëshoi ​​detaje të mëtejshme mbi vizitën presidenciale.

Trump dhe Elizabeth II, në vitin 2018, pinë çaj së bashku dhe takimi i tyre zgjati më shumë se sa pritej.

Kanë qenë 14 presidentë amerikanë gjatë mbretërimit 69-vjeçar të mbretëreshës, që  Harry S. Truman te Biden, të cilët janë pritur prej saj.

I vetmi president amerikan që nuk e ka takuar monarken ka qenë Lyndon B. Johnson./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBizneset nisin lëshimin e faturave elektronike edhe mes tyre dhe me konsumatorët
Artikulli tjetërPërurohet hoteli me 5 yje në Tiranë/ Klosi: Shenjë e rritjes së cilësisë në turizëm, Shqipëria destinacion i jashtëzakonshëm