Ballina Flash

Amazon: Vetëm dy ditë në javë punë në distancë

KALIFORNI, 11 qershor /ATSH-DPA/ – Gjiganti Amazon deklaroi se do t’u japë punonjësve të tij të biznesit dhe teknologjisë një mundësi për të punuar vetëm dy ditë në distancë.

Amazon tha se tani do t’u kërkojë punonjësve të punojnë në zyrë vetëm tre ditë në javë duke u dhënë punonjësve fleksibilitetin për të punuar në distancë deri në dy ditë në javë.

Ditët specifike do të përcaktohen nga ekipi i udhëheqjes.

Punonjësit e korporatave, të cilët nuk dëshirojnë të punojnë në zyrë tre ditë në do të jenë në gjendje të kërkojnë një përjashtim.

Për më tepër, disa punonjës të korporatave do të kenë aftësinë të punojnë deri në katër javë në vit larg shtëpisë.

Ky vendim i ri është një largim i shpejtë nga udhëzimet e mëparshme për kthimin në punë.

Në mars, Amazon njoftoi planet e saj për “kthimin në zyrë”.

“Ne kemi ndryshuar udhëzimet tona për planet tona për t’u kthyer në zyrë dhe kemi shtuar më shumë qartësi. Në të ardhmen, ne kemi vendosur t’u ofrojmë punëtorëve një përzierje pune midis zyrës dhe shtëpisë”, tha Amazon në një blog. /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDemiraj: 80 % e studentëve në shkollat profesionale janë të punësuar
Artikulli tjetër22 vite nga çlirimi i Prishtinës/ Rama: Ditë e bekuar