22 vite nga çlirimi i Prishtinës/ Rama: Ditë e bekuar

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Sot bëhen 22 vite që kur forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës hynë në Prishtinë.

Kryeministri Edi Rama uroi sot çlirimin e Prishtinës, të cilin e cilësoi një ditë të bekuar.

“Mirëmëngjes. 22 vite nga dita e bekuar e çlirimit të Prishtinës”, tha Rama, ndërsa ndau një foto nga UÇK.

Kjo datë shënon hyrjen e forcave të UÇK-së të Zonës Operative të Llapit, në Prishtinë, me qëllim mbrojtjen e popullatës nga masakrat që kishin filluar të kryenin serbët gjatë fillimit të tërheqjes nga Kosova, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së kapitullimit në Kumanovë, më 9 qershor të vitit 1999 mes forcave të NATO-së dhe ushtrisë jugosllave.

Me këtë marrëveshje fillon edhe tërheqja e forcave serbe nga Kosova.

/m.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.