MILANO, 11 qershor /ATSH- DPA/ – Njëqind e njëmbëdhjetë vjet më parë, në qershor 1910, lindi në Milano, Anonima Lombarda Fabbrica Automobili (A.L.F.A.) dhe 8 vjet më vonë u ble nga inxhinieri dhe sipërmarrësi, Nicola Romeo.
Alfa Romeo feston këtë përvjetor të rëndësishëm me një seri ngjarjesh.
Festa do të fillojë më 24 qershor me paradën tradicionale të hapur për të gjithë pronarët privatë të një Alfa Romeo-je, të çdo modeli dhe vjetërsie, të cilët do të jenë në gjendje të parakalojnë me makinat e tyre në pistën e brendshme të kompleksit.
Tema e paradës do të jetë nderimi për Alfa Romeon me ngjyrë të kuqe, ngjyra që ka dalluar gjithmonë makinat Alfa Romeo deri në pikën që të bëhet një pjesë integrale e ADN-së së Alfa Romeos.
Për këtë arsye, pjesëmarrësit dhe vizitorët në fakt do të ftohen të veshin diçka të kuqe; të kuqe do të jetë edhe maskat që do të shpërndahen falas në hyrje për t’i jetuar këto ditë të veçanta në siguri shëndetësore kundër Covid-19./ /os/























