Pavarësisht pandemisë, ekonomia shqiptare krijoi vende pune

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Pavarësisht pandemisë ekonomia shqiptare krijoi vende pune.

Instituti i Statistikave publikoi sot Anketën tremujore të forcave të punës.

“Gjatë tremujorit të parë të vitit 2021, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 59 %. Punësimi u rrit në sektorin e shërbimeve dhe të industrisë përkatësisht me 4,9 % dhe 1,1 %”, thuhet në raportin e INSTAT.

Sipas INSTAT, në terma vjetorë, punësimi u rrit me 1,5 % në sektorin e industrisë.

Ndikim ka patur mbështetja që qeveria dha për biznesin përmes garancive sovrane, por edhe nisja e vaksinimit masiv të popullatës që prej 11 janarit.

Sipas ekspertëve, rigjallërimi i ekonomisë, por edhe punësimi varen nga suksesi në frenimin e virusit. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.