FOTO/ Durrës, vijon puna për lirimin e hapësirave publike në zonën e plazhit

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Në Durrës vijon puna për lirimin e hapësirave publike në zonën e plazhit.
Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, inspektoi nga afër punën që po bëhet nga policia bashkiake për lirimin e hapësirave publike të zaptuara në mënyrë të paligjshme në zonën e plazhit.
Bashkia e Durrësit ka synim që të krijojë ambiente të pastra e të rregullta kudo.
“I bëjmë thirrje subjekteve që ti lirojnë vetë hapësirat publike pa qenë nevoja e ndërhyrjes së policisë bashkiake, pasi duhet të ndërgjegjësohemi që hapësirat publike janë pronë e të gjithë qytetarëve”, – tha Sako.
Bashkia e Durrësit garanton qytetarët se këtë sezon turistik veror prezenca dhe performanca e Policisë Bashkiake do jetë në nivel maksimal në shërbim të qytetarëve.
/k.s//a.a/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.