Ballina Flash

”Tjetër” Statujë Lirie për SHBA?

PARIS, 10 qershor /ATSH-DPA/ – Franca i ka dërguar një ”motër të vogël” të Statujës së Lirisë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Statuja e bronztë, e lartë mes dy dhe tri metrash, do të dërgohet në kryeqytetin e SHBA, Uashington, dhe do të vendoset në kopshtin e rezidencës së ambasadorit francez.

Statuja ishte vendosur më parë para Muzeut të Arteve në Paris.

Kryetari i qarkut të Parisit Ariel Weil shkroi në Twitter se kjo është një shenjë e rinovuar e miqësisë me SHBA.

Statuja origjinale e Lirisë është e vendosur në Ellis Island dhe konsiderohet simbol i lirisë.

Skulptori francez, Frederic Bartholdi projektoi figurën femërore dhe mban firmën e inxhinierit Gustave Eiffel, i cili disa vjet më vonë ndërtoi kullën e tij të famshme në Paris.

Franca i dhuroi statujën SHBA në 1876 për 100-vjetorin e pavarësisë së saj nga Britania e Madhe.

”Motra e vogël” tani do të jetë në ekspozitë në Ellis Island për festimet e Ditës së Pavarësisë, më 4 korrik.

Pas kësaj date, ajo do të niset drejt Uashingtonit./   /os/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKushi mesazh inkurajues për maturantët: Do të keni gjithmonë mbështetjen tonë të pakursyer
Artikulli tjetërMV – Zaev: Urdhri i ri i Biden mesazh serioz motivimi