Kushi mesazh inkurajues për maturantët: Do të keni gjithmonë mbështetjen tonë të pakursyer

TIRANË, 10 qershor/ATSH/ Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi një ditë para provimit të Matematikës, ka dhënë një mesazh inkurajues për maturantët.

Në posterin promovues Kushi shprehet se suksesi i maturantëve në marrjen e dijeve është qëllimi më i lartë.

Ministrja Kushi u shpreh se “meritokracia dhe arritjet e larta në dije janë pjesë e qëllimit madhor”.

“Dua t’iu siguroj se nga ana jonë do të keni gjithmonë mbështetje të pakursyer”, tha  Kushi.

Duke nënkuptuar se përpjekjet janë maksimale nga i gjithë stafi për administrimin sa më të mirë të provimeve të maturës, ajo ka bërë të ditur se suksesi varet vetëm nga vetë maturanti.

“Tashmë, suksesi është vetëm në dorën tuaj, prandaj kini besim në vetvete!” – nënvizon ministrja.

Më 11 qershor maturantët kanë provimin e Matematikës, ndërsa më 15 qershor atë të lëndës me zgjedhje.

/k.s//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.